Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se sot policia e Kosovës, pas arrestimit të Marko Gjuriq në veri të Mitrovicës, ka vepruar sipas ligjit të shtetit.
Ky është shkrimi i plotë i Pacollit në Facebook:
Sot Policia e Kosovës ka vepruar sipas ligjit të vendit tonë. Në Veri të Mitrovicës ka arrestuar Z. Gjuriq. Tani mbas kalimit të të gjitha procedurave, është duke u bërë e mundur deportimi i tij jashtë Republikës së Kosovës.
Atij u është tërhequr vërejtja disa herë që t’i respekton ligjet e Kosovës, siç duhet respektuar ligjet e nikoqirit, çdo qytetar, kudo që shkon.
COMMENTS