Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka deklaruar se në Ditën Ndërkombëtarë Kundër Korrupsionit, mund të krenohemi me ligjet e reja, që fuqizojnë sundimin e ligjit në fushën antikorrupsion.
Tutje Haradinaj ka shtuar se me qëllim të zbatimit të këtyre ligjeve në praktikë, në Mbledhjen e nesërme të Qeverisë, do të vendoset për shtesë financiare në pagë për prokurorët speciale, me qëllim të fuqizimit të Prokurorisë Speciale ,si hap i rëndësishëm për luftën kundër korrupsionit, transmeton Indeksonline.
Sipas kryeministrit Haradinaj, prokurorët specialë, të cilët ndjekin këtë fushë, nga nesër do të kenë edhe shtesat e pagës që do t’u japë atyre më shumë konfidencë që të zbulojnë dhe ndjekin veprat e korrupsionit.
Postimi i plotë
Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, mund të krenohemi me ligjet e reja, që fuqizojnë sundimin e ligjit në fushën antikorrupsion.
Me qëllim të zbatimit të këtyre ligjeve në praktikë, në Mbledhjen e nesërme të Qeverisë, do të vendosim për shtesë financiare në pagë për prokurorët specialë, me qëllim të fuqizimit të Prokurorisë Speciale, si hap i rendësishëm për luftën kundër korrupsionit.
Prokurorët specialë, të cilët ndjekin këtë fushë, nga nesër do të kenë edhe shtesat e pagës që do t’u japë atyre më shumë konfidencë që të zbulojnë dhe ndjekin veprat e korrupsionit. Për këtë, sistemit të drejtësisë duhet t’i vijnë në ndihmë edhe qytetarët dhe shoqëria civile, duke bashkëpunuar ngushtë, që në një të ardhme të afërt, të jemi dëshmitarë se shteti i së drejtës do të triumfojë në këtë betejë.
RH
COMMENTS