PËR TRE MUAJ QEVERIA SHPENZOI RRETH 600 MILIONË EURO

PËR TRE MUAJ QEVERIA SHPENZOI RRETH 600 MILIONË EURO

Rama zbulon për herë të parë pse la Saimir Tahirin jashtë qeverisë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikoi raportin e llogarive qeveritare për tremujorin e katërt të vitit të kaluar.

Sipas këtij raporti, shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë ishte 503.1 milionë euro. ASK-ja thotë se këto të hyra më së shumti u mblodhën nga tatimi në produkte. “Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 71% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Në anën tjetër, në muajt tetor-dhjetor të 2017-ës, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 587.3 milionë euro.

ASK-ja përmend formimin e kapitalit bruto, kompensimin e punëtoreve se bashku me kontributet si harxhimet më të mëdha qeveritare.

“Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë formimi i kapitalit bruto (31%), kompensimi i punëtorëve (24%), kontributet sociale dhe përfitimet (21%) dhe konsumi i ndërmjetëm (13%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve”, thotë ASK-ja.

Sipas ASK-së, në periudhën korrik- shtator 2017 shpenzimet qeveritare ishin 441.9 milionë euro.

Këto shpenzime ishin më të larta në periudhën tetor- dhjetor 2016 në raport me shpenzimet në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në tre muajt e fundit të 2016-ës shpenzimet qeveritare arritën në 596,4 milionë euro.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)