A dimë vërtet sesi t’i bashkojnë të bukurën dhe të dobishmen edhe gjatë kënaqësive më të mëdha të forcojnë trupin?
Trekëndëshi i zjarrtë – për vithe dhe muskuj të barkut
Derisa provoni pozën misionare, përpiquni të shtrëngoni muskujt e vitheve, si edhe muskujt e barkut, për arritje të rezultateve më të mira. Derisa partneri është sipër jush, thoni që të mbështetet edhe në këmbë edhe në duar, ndërkaq ju me vithe ngrihuni në drejtim të tij, ndërkaq ai tërë kohën qëndron i qetë. Përsëriteni sa herë që të mundeni.
Seksi tetëshe – për vithe dhe muskuj të barkut
Edhe një variant i pozës misionare, me gërshetim të lehtë. Derisa qëndroni shtrirë në krevat apo në dysheme, vendosni dy jastëk nën vithe dhe ngrini gjunjët njëkohësisht duke shtrënguar muskujt e barkut dhe ata të vitheve. Për rezultate edhe më të mira, provojeni të njëjtën pozë pa jastëk dhe përgatituni për trajnim të vërtetë!
Suspensioni me qëndrim në këmbë – për duar, vithe, kofshët dhe pulpe
Duke qëndruar përballë njëri-tjetrit, hidhni duart përreth supeve të tij, ndërkaq këmbët përreth belit. Pastaj forcojeni pjesën e sipërme të trupit duke shtyrë supet dhe gjoksin nga jashtë. Duke mbajtur peshën tënde në trupin e tij, do të aktivizohet pothuajse çdo pjesë e trupit tënd, dhe për sfidë edhe më të madhe, mbani muskujt e kofshëve dhe pulpave të shtrënguar.
Qiriri i nxehtë – për duar, vithe, kofshë dhe pulpe
Shtrijuni në dysheme me fytyrë të kthyer lart. Duart mbështeti për pjesën e poshtme të shpinës, ngrini këmbët lart dhe vithet vertikalisht. Partneri juaj le të ulet galuc para jush dhe kërdhokullat dhe gjunjët e tij t’i ofrojë afër supeve tuaja. Derisa ai i mban vithet tuaja, ju mbani kofshët e tij.
Ura – për tërë trupin
Shtrijuni në dysheme dhe, duke qëndruar në shuplakë dhe shputa të këmbës, ngrini pjesën e sipërme të trupit dhe vithet, duke krijuar urën. Kujdesuni që shuplakat të jenë rrafsh me supet. Natyrisht, në atë pozë mund të qëndroni vetëm një pjesë të caktuar të kohës, por edhe vetëm për disa sekonda, do të arrini rezultate të kënaqshme.
COMMENTS