LDK-së së Lipjanit, nuk i kanë mjaftuar as hapësirat e Sallës së Sporteve “Better Liffe”, për ti nxënë të gjithë përkrahësit e saj, që kishin ardhur në tubimin qendror të kësaj partie. Prandaj një numër i madh i atyre që kishin ardhur për të marrë pjesë në këtë tubim, nuk patën rastin ta shohin atmosferën impozante të krijuar brenda në “Better Liffe”, që sot e tëra ishte e stolisur me flamuj të LDK-së dhe ata amerikanë, por nga jashtë ndoqën fjalimet të shoqëruara me ovacione dhe brohoritje të atyre që kishin mbushur sallën në cdo cep të saj. Madje edhe synimet që LDK i bëri të qarta për zgjedhjet e të dielës, ishin në harmoni me numrin e madh të pjesëmarrësve. Duke mos e vënë në diskutim fitoren e saj, pritjet e kësaj partie, për të cilat u tha se kanë mbështetjen në disponimin e qytetarëve, janë që kandidati i saj për kryetar të Lipjanit Imri Ahmeti, të fitojë pa balotazh, ndërsa partia ta ketë shumicën në Kuvend. Këtë e bëri të ditur, edhe vetë kryetari i LDK-së Isa Mustafa, i cili pasi tha se Lipjani është shembulli më i mirë i diferencës në mes të qeverisjes së keqe që kishte Lipjani më heret dhe qeverisjes së mirë, për qytetarët dhe me qytetarët e me kryetar Imri Ahmetin, ka marrë guximin që tu drejtohet të pranishmëve dhe qytetarëve të Lipjanit, me parashikimin e tij, për fituesin e zgjedhjeve në Lipjan. “Fitues është kryetari ynë Imri Ahmeti, i cili nuk ka konkurrencë”, ka prognozuar Mustafa, duke shtuar se lipjanasit ishin me fat që në katër vjetët e kaluara kanë pasur një kryetar të mirë.
Kryetari i LDK –së Isa mustafa , që në këtë tubim kishte ardhur i shoqëruar nga një numër deputetësh të kësaj partie, tutje ka shtuar, jo pa thumb, se është mirë për të tjerët që të pushojnë nja dy mandate dhe të mësojnë nga Imri Ahmeti dhe LDK, se si duket një qeverisje e drejtë.
Dhe ashtu sikurse e kishte të zorshme të futet në sallën e “Better Liffe”, edhe më të zorshme e ka pasur të flasë kandidati i LDK-së për kryetar Komune, Imri Ahmeti, shaku i borohoritjeve dhe duartrokitjeve frenetike që kumbonin nga masa e tubuar. Dhe fjalimin e tij Ahmeti e ka nisur me një bisedë që kishte pasur me nje djalë dëshmori dhe dy veteranë të UCK-së, të cilët i kishin premtuar mbështetjen. Duke rrëfyer bisedën me ta Ahmeti ka treguar se si kishte rrjedhur ajo. “ Kryetar jemi të befasuar me mbështetjen për ndërtimin e varrezave të dëshmorëve dhe martirëve. Kryetar jemi befasuar që ti në të gjitha akademitë përkujtimore, me rastin e manifestimeve për martirët dhe dëshmorët, ke hjekur shpenzimet. Shikoni se mesazhe kemi marrë nga njerëz që me vite na e kanë mbushur kokën kundër teje dhe të cilët nuk bënë asgjë për ne. Ndryshe prej juve që nuk keni bërë asnjë dallim, por i keni trajtuar njerëzit dhe lokalitetet në bazë të nevojave dhe jo përcaktimeve partiake. Prandaj sot e tutje jemi me ty”, ka thënëAhmeti, duke i shërbyer kjo si mesazh që në zgjedhjet e tetorit, qytetarët të votojnë për ata që e dëshmuan me punë se dijnë të të punojnë për të mirën e qytetarëve, pa e dalluar asnjë fshat të Komunës dhe jo për ata që me vite i mashtruan njerëzit me lloj lloj premtimesh, që nuk i realizuan kurrë. Ahmeti ka numëruar edhe bukuritë që do ti shtohen Lipjanit gjatë mandatit të tij të dytë, por edhe të fshatrave të Komunës.
Duke u betuar në besim dhe përgjegjësi të plotë, zotimet e Ahmetit për Lipjanin ishin të shumta, duke u nisur nga fasadimi i objekteve banesore në shesh, fusha e salla të reja aportive, cerdhe për fëmijë e shkolla të reja, me asfaltimin e të gjitha rrugëve të qytetit. Në fund Ahmeti ka ftuar qytetarët të jenë monitorues të punës së përbashkët që do të bëhet dhe njëkohësisht u ka bërë thirrje që Komuna të vazhdojë të zhvillohet edhe më fuqishëm, me 22 tetor të votojnë numrin 47, i cili përfaqëson garancitë e këtij zhvillimi. /Ulpianapress/
COMMENTS