Ndonëse ende nuk e ka bërë publik emrin e kandidatit për kryetar të Lipjanit, tashmë PDK-ja duket se është përcaktuar për kandidatin për kryetar të kësaj komune.
Ulpianapress merr vesh se kryetari i degës së kësaj partie, Hyzer Rizani ka mbështetjen e PDK-së, percjell Ulpianapress.
“Sipas të gjitha gjasave, Hyzer Rizani do të garojë për kryetar të Lipjanit. Edhe pse në PDK po përmenden edhe disa emra tjerë, Rizani është favorit”, tha ky burim.
Zyrtarisht nga dega e PDK-së askush nuk ka pranuar që të flas publikisht në lidhje me emrin e kandidatit për kryetar të Lipjanit.
Ndërkaq, gara pritet të jetë shumë e fortë me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Imri Ahmeti i cili i ka fituar dy herë zgjedhjet në këtë komunë, zyrtatisht do të jetë në garë nga LDK për të parin e Lipjanit.
Zgjedhjet e reja komunale mbahen në muajin tetor.
COMMENTS