Perez për rastin “Modric”: S’më kishte ndodhur kurrë, e donin pa para

Perez për rastin “Modric”: S’më kishte ndodhur kurrë, e donin pa para

E fundit: Messi dhe babai i tij akuzohen në Argjentinë për shpërlarje parash

Buzëqesh Florentino Perez kur flitet për Luka Modricin, më pak kur diskutimi shkon te Cristiano Ronaldo, e kjo është mëse e kuptueshme. Kroati vendosi të qëndronte te Reali i Madridit, pavarësisht zërave të shumtë që flisnin për një transferim tek Interi. Për këtë presidenti i Realit u shpreh:

“Sigurisht që qëndroi. Interi kërkoi të merrte një numër 10 si ai pa paguar asgjë. Kjo gjë nuk më ka ndodhur kurrë në jetën time.”

Ndërkohë, zëvendëspresidenti i Interit, Javier Zanetti, tha se nuk kishte dëgjuar për akuzat e Perez, por siguroi se do të flitet për to në vendet e duhura.

Edhe pse merkatoja është mbyllur, gjakrat vazhdojnë të jenë të nxehtë mes 2 klubeve sa i përket mesfushorit kroat. Luka Modric bëri tifozët zikaltër të ëndërrojnë në fillim të gushtit, por si përfundim qëndroi në Madrid. Reali ka denoncuar Interin në FIFA, pasi ka kontaktuar lojtarin pa njoftuar fillimisht kampionët e Evropës. Pas denoncimit, erdhi menjëherë përgjigja e Interit, që dërgoi në Zyrih një letër me 2 faqe, duke iu përgjigjur të gjitha akuzave. Ata pretendojnë se ishte agjenti i Modric, Vlado Lemic, i cili e propozoi lojtarin, por ata nuk kanë kontaktuar kurrë me nënkampionin e botës. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i FIFA në lidhje me këtë situatë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)