Përfaqësuesja e Kosovës merr lajmin e mrekullueshëm para takimit me Maltën

Përfaqësuesja e Kosovës merr lajmin e mrekullueshëm para takimit me Maltën

Xherdan Shaqiri vjen nga stoli dhe ia fiton Liverpoolit derbin ndaj Manchester Unitedit

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka dhënë leje që portieri i Manchester City Arijanet Muriq, të mbrojë ngjyrat e përfaqësueses së Kosovës.

Kjo i jep të drejtë portierit shumë të talentuar të paraqitet ndaj Maltës.

Tani selektori i Kosovës Bernard Challandes, ka më shumë zgjedhje për “gardianin e portës”, shkruan top-channel, përcjellë Klan Kosova.

Kosova do të takohet me Maltën të shtunën me 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, dhe tri ditë më pas përfaqësuesja e Kosovës do të udhëtoj për në Valeta për t’u takuar kundër Azerbajxhanit.

Këto dy ndeshje do të përcaktojnë fatin e Kosovës në Ligën e Kombeve, teksa mundësitë për ta mbyllur grupin 3 në vendin e parë janë të mëdha.

Kjo do t’i siguronte ekipit të trajnerit Challandes, kalimin në Ligën C për edicionin e ardhshëm, si dhe pjesëmarrjen në gjysmëfinalet e Ligës D për këtë edicion.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)