Një stallë e bagëtive është përfshirë nga zjarri në Sllovi të Lipjanit, njofton Policia e Kosovës, raporton Ulpianapress.
Nga ky incident nuk ka të lënduar, veçse janë shkaktuar dëme materiale në vlerë prej 2 mijë euro.
Siç njofton PK, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.
“Në rrethana të panjohura është përfshirë në zjarr, një stallë e bagëtive, pronë e viktimës mashkull K/Shqiptar. Njësit relevante kanë dal në vend të ngjarjes dhe ekipi i zjarrfikësve ka shuar zjarrin. Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale në vlerë rreth 2000€, nuk raportohet për të lënduar.”, thuhet në njoftimin e PK-së./Ulpianapress/
COMMENTS