Policia gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar dy persona për përdorim të armëve në ahengje familjare.
Në dy raste të ndryshme policia ka konfiskuar një kallashnikovë dhe tri pistoleta.
Në fshatin Topliqan, në Komunën e Lipjanit, njësia policore ka shoqëruar në stacionin policor një të dyshuar pasi që i njëjti në një aheng familjar ka shtënë në ajër me pistoletë me gaz.
Pistoleta me pesë fishekë dhe katër gëzhoja janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Një rast tjetër është shënuar në fshatin Rufc i Vjetër, në Lipjan ku policia ka shoqëruar në stacionin policor të dyshuarin pasi që i njëjti dyshohet se në një aheng familjar ka shtënë në ajër me pistoletë me gaz.
Pistoleta e tipit Ekol Special 99, me tre fishekë dhe tre gëzhoja janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
COMMENTS