Drita është eleminuar nga kualifikimet e Europa League pas barazimit 1-1.
Skuadra nga Gjilani është larguar nga kompeticioni i dytë më i rëndësishëm në Evropë nga skuadra e Luksemburgut, Dundelange.
Edhe pse barazoi në “Adem Jashari” kampionët e Kosovës kishin humbur në ndeshjen e parë me rezultat 2-1.
Në ndeshjen e sotme Drita e nisi shumë mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 26-të, ku pas një skeme shumë të bukur shënoi kapiteni Ardian Limani.
Ata patën edhe disa raste shumë të mira mirëpo nuk arritën t’i konkretizojnë.
Dudelange arriti të barazoj rezultatin në minutën e parë të pjesës së dytë me golin e Patrick Stumpf.
Këtu përfundon edhe aventura e skuadrave kosovare në garat evropiane. /IndeksOnline/
COMMENTS