Perfundon ne barazim pa gola takimi Minatori-Ulpiana

Perfundon ne barazim pa gola takimi Minatori-Ulpiana

KF Ulpiana vazhdon traditën e fitoreve si musafir

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura sfida në Magure, KF Minatori dhe Ulpiana ndajnë nga një pikë pas barazimit të “bardhë”.

Më të fituar duken bardhekuqt, të cilët u mbrojtën mirë përpara sulmeve të musafirëve që e kërkuan me patjetër fitoren, por pa qenë konkretë para kuadratit të mbrojtur nga gardiani maguras.

Ky barazim e lë KF Ulpianën në të njëjtin pozicion, duke mos mundur që të përfitojnë diqka më shumë për t’iu afruar vendit të katërt. E njëjta gjë vlen të thuhet edhe për KF Minatorin që ka bërë një 90 minutësh të shkëlqyer në këtë takim.

Rastet për shënim ishin më shumë për të kaltërtit, të cilët në gjithë minutazhin e pjesës së parë kërkuan me ngulm golin, por nuk e gjetën. Të besuarit e trajnerit Enver Duriqit tentuan të dilnin te goli me anë të kundërsulmit.

Në fushën e stadiumit ne Magure pjesa e dytë i bëri një kopje të parës. Ulpiana që sulmonte me forca të shumta, por që ishin të paqartë para portës, ndërsa KF Minatori mbrohet mirë dhe kundërsulmon shpejtë .

Deri në përfundim të minutazhit të ndeshjes Ulpiana e kërkoi me ngulm zhbllokimin e rezultatit, por Minatori tregon edhe njëherë që është shumë i fortë për lipjanasit./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)