Përkujtohen dëshmorët e Komunës së Lipjanit

Përkujtohen dëshmorët e Komunës së Lipjanit

Në Lipjan mbahet koncert festiv me rastin e Pavarësisë së Kosovës

Nën kujdesin e Kryetarit të Komunës, Imri Ahmeti, sot janë mbajtur aktivitete për nderë të 14 Qershorit, Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Lipjanit.

Aktivitetet kanë nisur me delegacionin nga Komuna e Lipjanit të udhëhequr nga nënkryetari Komunës Diamant Bytyqi, të cilët kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta lulesh pranë shtatores së Komandantit Legjendar “Adem Jashari” në qytetin e Lipjanit për të përkujtuar sakrificën për liri.

Më pas në Bibliotekën e qytetit në Lipjan, është mbajtur akademi përkujtimore në nderim të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Lipjanit.
Nënkryetari i Komunës së Lipjanit Diamant Bytyqi, tha se sot po e shënojmë një ditë të veçantë, ditën e dëshmorëve të kombit të Komunës së Lipjanit të cilët do të nderohen përjetësisht.

“Sa më shumë që po kalojnë vitet aq më shumë po forcohet vlera sublime e të gjithë atyre që ndërbreza u angazhuan deri në vetëflijim për ndërtimin e shtetit tonë ka thënë nënkryetari Bytyqi, duke shtuar se sot e 23 vite me parë vendi ynë e gëzoi lirinë- Atribut që shënon kurorëzimin e përpjekjeve e sakrificave shekullore të shqipëtarëve në këto troje duke kulmuar me luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nënkryetari, Diamant Bytyqi po ashtu para të pranishmëve ka theksuar se ne lartësojmë e nderojmë të gjithë dëshmorët e martirët tanë kur fëmijët tanë, brezat e sotshëm të ndihen mirë në shtetin e tyre, ne i çmojmë e i lartsojmë gjithë dëshmorët e martiret tanë kur Kosovën tonë, komunën tonë e bëjmë vend të sigurt ku mund të punohet e të jetohet me dinjetet si në shtetet e integruara evropiane ashtu siç e deshtën dëshmorët e martirët tanë.

Në këtë akademi përkujtimore, nënkryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muhamet Bilalli, ndau mirënjohje për Kryetarin e Komunës, Imri Ahmeti, për kontributin e dhënë për familjet e Dëshmorëve të UÇK-së,

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)