Sot Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, së bashku me Drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport, znj. Anila Reçica Llugiqi, kanë pritur në takim talentet e rinj të futbollit nga komuna jonë, të cilët janë përzgjedhur për të marrë pjesë në “FC Barcelona Football Clinic” në Barcelonë, Spanjë.
Kryetari Ahmeti u shpreh i lumtur për sukseset e të rinjve të Lipjanit, të cilët kanë dëshmuar talente të jashtëzakonshme në garat sportive.
“Përkushtimi ynë për të mbështetur të rinjtë dhe zhvillimin e tyre do të jetë i vazhdueshëm. Këta të rinj janë shembulli më i mirë i punës, disiplinës dhe talentit që ekziston në komunën tonë. Lipjani do të vazhdojë të jetë përkrahës i fuqishëm i sportit dhe i mundësive që fuqizojnë gjeneratat e reja”, tha Kryetari Ahmeti.
Ndërsa prindërit dhe përfaqësuesit e shkollës së futbollit shprehën mirënjohjen e tyre ndaj Kryetarit Ahmeti për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkushtimin e tij në promovimin e talenteve të rinj dhe zhvillimin e sportit në përgjithësi.
Përzgjedhja e këtyre talenteve të jashtëzakonshme është bërë pas pjesëmarrjes së tyre në kampin prestigjioz “Barça Camp Kosova 2024,” i cili ofroi një javë stërvitje intensive sipas standardeve të klubit legjendar FC Barcelona.
COMMENTS