Dy persona të cilët janë duke e vuajtur dënimin në burgun e Lipjanit janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin.
Nga përleshja njëri nga të burgosurit ka pësuar lëndime trupore si deh është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.Ky është njoftimi i policisë:
Është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj K/Shqiptarë derisa ishin duke vuajtur dënimin në burgun e Lipjanit, pas një zënke kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar ( i burgosur). Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori. Rasti vazhdon të hetohet.
COMMENTS