Një përleshje e ashpër është filmuar në Londër, ku protëgonistë të saj ishin një shqiptar dhe një anglez.
Përleshja ka nisur e ashpër që në fillim ku janë përdorur grushtë dhe shkelma.
Nuk dihen shkaqet e sherrit, por duhet thënë se në video shqiptari duket i acaruar keq teksa nuk i ka kursyer të sharat jo vetëm në anglisht, por edhe në shqip.
Shqiptari ishte i shoqëruar nga vajza e tij, e cila dëgjohet kur dëshpërimisht gjatë gjithë kohësh thërret, “babi, babi, o ba, stop. Babi please. Hajde ikim o ba”, në mënyrë që të largohen.
Por ai dëgjohet duke sharë rëndë nga fjalori, në shqip dhe anglisht.
Se si vijon sherri mund ta shihni në videon e mëposhtme, ndërsa në duar shihen edhe me shufra hekuri./noa.al/
COMMENTS