Përmbledhje e punës katër vjeçare të KV “Ulpiana”

Përmbledhje e punës katër vjeçare të KV “Ulpiana”

KV Ulpiana meshkujt siguron Superligën

“KV”Ulpiana” rifilloi aktivitetin sportiv në vitin 2014 duke u përballur me kushte jashtzakonisht të vështira, mirëpo të rinjët e saporegjistruar ishin shumë të vendosur ta mësojnë volejbollin dhe ta sfidojnë veten e tyre në gara dhe kjo bëri që të mbijetojmë pavarësisht kushteve! Ky vullnet dhe kjo vendosmëri e të rinjëve bëri që edhe përfaqësuesit e komunës të ndajnë mjete financiare në mënyrë që t`i kryejm obligimet ndaj federatës dhe shpenzime të tjera të nevojshme për zhvillimin e garave në Ligen e Parë.

Viti i parë garues (2014/15) ishte paraqitje e mirë dhe mbreslënëse e lojtarve të skuadrës
Viti i dytë garues (2015/16) shënoi ngritje të cilësisë ku u renditëm në vendin e dytë
Viti i tretë garues (2016/17) finalist të PLAY OFF-it
Viti i katërt garues (2017/18) kampion të Ligës së Parë ku edhe siguruam inkuadrimin në Superligë.
Është me rendesi të theksohet së këtë sukses e arritën lojtarët që filluan për herë të parë të stërviten në vitin 2014 e tutje.

Gjithashtu nga viti 2016 kemi edhe fushen e hapur `Beach Volley` ku i zhvillojmë aktivitetet tona gjatë verës.

Rezultat i punës 4 veçare të KV”Ulpiana” është :
1. Lojtarët Alban Buzuku dhe Leutrim Buzuku përfaqësues të Kosovës në volejboll – senior
2. Lojtarët Lorik Zejnullahu dhe Çlirim Salihu përfaqësues të të rinjëve të Kosovës në volejboll
3. Blend Buzuku dhe Blend Limani kampion të Kosovës në `Beach Volley 2017` – U18

Në fund falënderojmë Zotin që na mundësoi të punojmë fort dhe me vullnet të madh
Kryetarin e komunes z. Imri Ahmeti i cili na ndihmoi financiarisht dhe moralisht
Sponsorin Alban Arifi (Restaurant Centrum) i cili na mbështëti maksimalisht
Mediat e qytetit që informuan vazhdimisht për aktivitetet dhe sukseset tona
Shikuesit dhe gjithë të tjerët që na ndihmuan në mënyra të ndryshme

Këtu përfundon një kapitull shumë i rëndësishëm…. Dhe fillon tjetri…

Me nderime KV”ULPIANA”-m” shkruan në faqen zyrtare të klubit./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)