Përmbyllen aktivitetet në 16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore

Përmbyllen aktivitetet në 16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore

Momenti kur sportisti i njohur serb qëllohet me shtatë plumba

Këshilli Komunal Koordinues në Mbrojtje të Viktimave të Dhunës në Baza Gjinore me qëllim të sensibilizimit kundër dhunës, sot pas 16 diteve të aktivizimit kunder dhunes ne familje ka përmbyllur aktivitetet. Ku u fillua me marshin në qytetin e Lipjanit e pastaj për të vazhduar me sesione këshilluese në shkolla të mesme dhe fillore të qytetit dhe fshatrave të Lipjanit, po ashtu janë mbajtur sesione këshilluese edhe në qendren korrektuese edukuese QKL- Lipjan, si dhe me anëtarët gra nga Bashkësia Islame- Departamenti i gruas.

Gjatë zhvillimit të këtyre aktiviteteve pjesë e panelit kanë qenë, Anëtaret e Këshillit Komunal në Mbrojtje të viktimave të dhunës në familje dhe baza gjinore siq janë zyrtarë nga Njësia për të Drejtat e Njeriut, Qendra për punë sociale, Policia e Kosovës – Lipjan njësia e hetimeve dhe e komunitetit, Gjykata Themelore Dega në Lipjan, Prokuroria e shtetit- mbrojtesi i viktimave, Bashkesine Islame- Departamenti i Gruas, Kryesuesja e Grupit jo formal të grave Lipjan, zyrtari nga Sherbime juridike falas.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)