Përmes transplantimit të vezoreve, deri te rinia e përjetshme e femrës

Përmes transplantimit të vezoreve, deri te rinia e përjetshme e femrës

Cilët janë shkaktarët e sëmundjeve në shtëpi?

Shkencëtarët e Universitetit Uttah kanë zbuluar se zëvendësimi i vezoreve të vjetra me të reja e zgjatë jetëgjatësinë dhe e ndalon plakjen, e zvogëlon rrezikun prej artritit, sëmundjeve të zemrës dhe dëmtimeve të trurit apo mëlçisë.

Profesori Jeffrey Mason, i cili e udhëhoqi studimin njëdekadësh, tha se minjtë femra nuk dukeshin të vjetra pas transplantimit të bërë, transmeton koha.net.

Ekipi i tij i mbolli vezoret nga minjtë femra të vjetra 60 ditë në minjtë femra të vjetra një vit. Minjtë femra më të vjetra kaluan nëpër një fazë që çon në menopauzë. Katër muaj pasi që iu mbollën embrionet, sistemi i tyre imunitar dhe metabolizmi ishin të ngjashme me ato të kafshëve të reja. Miu femër më i vjetër (1034 ditë) dukej sikur t’i kishte gjysmë viti se sa kishte. Ajo jetoi më gjatë se jetëgjatësia mesatare e një miu femër (650 ditë).

Profesor Mason shpreson se do të kultivojë qeliza embrionale në femrat 20-vjeçare ashtu që t’i implantojë tek ato kur të plaken. Kjo jo vetëm që do t’ua zgjaste jetëgjatësinë e femrave, por do t’i kishte zgjidhur edhe pasojat e menopauzës. Megjithatë, ata paralajmërojnë se pas transplantimit do të detyroheshin të përdornin ilaçe gjatë gjithë jetës.

Studimi, i cili u zhvillua në Tokyo tregoi se minjtë femra jetuan 40 për qind më gjatë dhe se ishin më energjike dhe më pjellore.

“Minjtë femra u sollën si në një moshë të re. Ato treguan interes për gjininë e kundërt, u çiftëzuan dhe kishin pasardhës. Minjtë femra më të vjetra zakonisht qëndrojnë në cep të kafazit dhe nuk lëvizin shumë, por minjtë femra të cilave u ishin implantuar vezoret ishin më energjike dhe më të shpejta”, tha dr. Noriko Kagawa.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)