Perotti: Alissoni një humbje e madhe për Romën

Perotti: Alissoni një humbje e madhe për Romën

Nuhiu në formë të shkëlqyer – shënon përsëri

Diego Perotti ka deklaruar se largimi i Alisson Beckerit është një humbje e madhe për Romën.

Raportohet se tashmë Roma ka pranuar ofertën e Liverpoolit për portierin brazilian, transmeton Koha.net. Për të Liverpooli do të paguajë 75 milionë euro.

“Ai ishte portier shumë i rëndësishëm për ne dhe pritjet e tij na kanë shpëtuar shumë pikë në sezonin e kaluar, po ky është futbolli. Alisson është një humbje e madhe për ne pasi është djalë i shkëlqyeshëm, dhe ishte pjesë e rëndësishme në dinamikën në zhveshtore, dhe na vjen keq që ai po largohet”, ka thënë Perotti për Sky Sport Italia.

Alissoni nuk pritet që t’i kryej testet mjekësore deri të shtunën, pasi ende nuk është pajtuar për kushtet personale me Liverpoolin.

KOHA

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)