Qeset me xhel silici mund të kenë përdorim të shumëfishtë, mbase deri tani vetëm i keni hedhur pa e ditur përse shërbejnë.
Këto qese të vogla me xhel silici i merrni çdoherë kur blini veshje, këpucë të reja, çanta etj. Në vend që t’i hidhni, përdorni, sepse do t’ju ndihmojë shumë.
Në të vërtetë, mund t’i vendosni në kutinë e veglave që të mos oksidojnë, në torbën në të cilën bartni gjëra kur shkoni në palestër apo në torbën ku mbani fotoaparatin, sepse ato pengojnë grumbullimin e lagështisë, transmeton Telegrafi.
Vendoseni ndonjë qese në komodinën në të cilën i mbani peshqirët, në komodinën ku mbani briskun e rrojës, në qese ku i vendosni zbukurimet e bredhit të Vitit të Ri, sepse kur t’i përdornin vitin tjetër do të duken si të reja.
Mbani afër xhamit të përparmë të veturës në mënyrë që të pengoni mjegullimin e tij, vendosni në çantë të grimit që të ruajnë freskinë, mbani në fotoalbum të fotografive që të duken si të reja.
Mbani në afërsi të farërave të cilat dëshiroi t’i mbillni.
Zgjidhni problemin me aromën e keqe të librave të vjetra, duke vënë në to qesen e silicit
COMMENTS