Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka ftuar edhe njëherë deputetët e Kuvendit të Kosovës që të ratifikojnë marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi.
Ai ka ripublikuar një video-mesazh, për të thënë se kjo është mundësi e madhe që të vendoset për të ardhmen e Kosovës në Evropë.
Sipas tij, me votimin pro për demarkacion, Kosova transformohet për dekadën e dytë.
“Ka ardhur koha. Ratifikimi i marrëveshjes me 80 vota është esencial për të siguruar lëvizjen e lirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Politikanët kanë bërë kompromise të vështira për të arritur në këtë pikë. Kjo është mundësia më e mirë që kam parë për ta përfunduar këtë”, ka thënë Delawie.
“Shpresoj t’i drejtoheni deputetëve për t’iu thënë se sa e rëndësishme është të kaloni këtë marrëveshje menjëherë. Le të jem i qartë, kjo është thjeshtë vota për të ardhmen e Kosovës në Evropë dhe mundësisë tuaj të udhëtoni. Shpresoj të më bashkoheni dhe të punojmë për sukses. Në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, kjo është mundësi e madhe që të transformoni vendin për dekadën e dytë”, ka shtuar ambasadori.
New week, same message- This Assembly vote is about #Kosovo's future in Europe & your ability to travel. I hope you will join me in working for its success. pic.twitter.com/QhAwQ8uITX
— Amb. Greg Delawie (@USAmbKosovo) February 26, 2018
COMMENTS