Është përuruar sot Kompleksi Memorial “Katër dëshmorët” në fshatin Krojmir, përurim i cili ka përkuar pikërisht me rastin e ditës së shkollën që mbanë po të njejtin emër.
Në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili ka thënë se ndërtimi i këtij kompleksi, financuar nga banorët dhe bashkëatdhetarët e mbështetur nga komuna e Lipjanit, është më e pakta që mund të bëhet për të nderuar dhe respektuar sakrificën sublime të dëshmorëve.
Pikërisht sot me rastin e ditës së shkollës “Katër dëshmorët” në fshatin Krojmir, kryetari Ahmeti ka bërë edhe homazhe për të nderuar jetën dhe veprën e katër dëshmorëve të këtij fshati.
COMMENTS