Përurohet përfundimi i renovimit të objektit të QMF-së në Gadime

Përurohet përfundimi i renovimit të objektit të QMF-së në Gadime

Dyshja Jeton Gashi – Ramiz Qeriqi formojnë klub të ri futbolli!…

Sot në fshatin Gadime u përurua përfundimi i renovimit të QMF-së, projektit i realizuar nga Komuna e Lipjanit dhe (AQH) Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti ka falënderuar Laurent Torche – Zëvendës drejtor SDC, Sekretar i parë i Ambasadës së Zvicrës në Kosovë si dhe Nicu Fota udhëheqës i Projektit Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor (AQH) për mbështetjen e vazhdueshme në përmirësimin e shërbimeve shëndetësorë dhe infrastrukturës në institucionet shëndetësore në Komunën e Lipjanit.

Ai më tutje ka njoftuar të pranishmit për angazhimet e përbashkëta me AQH në programet që kanë për qëllim preventiven dhe menaxhimin e sëmundjeve kronike jo ngjitëse, kujdesin ndaj pacienteve në moshë të shtyer, shërbimet cilësore si dhe implementimin e plotë të konceptit të mjekësisë familjare.

“Jam shumë i kënaqur që infrastruktura dhe furnizimet me aparatura të nevojshme kanë shënuar progres dhe tani na duhet përkushtim dhe disiplinë e të gjithëve për të qenë edhe me efikase shërbimet mjekësore”, ka thënë Ahmeti.

Kryetari Ahmeti ka falënderuar përsonelin shëndetësor dhe qytetarët e Gadimes dhe fshatrave për rreth për punën dhe bashkëpunimin e mirë. Ai më pas ndau edhe një mirënjohje sekretarit të parë të ambasadës zvicerane, Laurent Torche.

Nga ana tjetër, Laurent Torche ka falënderuar Kryetarin e Komunës Imri Ahmeti ku premtoi më shumë përkrahje për Komunën e Lipjanit. Ai e konsideroi privilegj investimet në këtë qytet.

“E them këtë se kam përshtypjen që në Komunën e Lipjanit kemi pasur mundësinë që t’i arrijmë qëllimet që i kemi pasur dhe jo vetëm me projektin e AQH-së. E mbaj mend që në këtë komunë kemi qenë shumë aktiv edhe në sektorin e ujërave. Doja të theksoja se bashkëpunimi me juve ka qenë një kënaqësi dhe dua ta vazhdojmë këtë bashkëpunimin edhe më tutje”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)