Sot është bërë përurimi i tërësishëm i objektit të shkollës së Mesme Profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan. Nënkryetari Komunës së Lipjanit, Fauz Xhemajli me bashkëpunëtor së bashku me Ministrin e Arsimit, Ramë Likaj kolonelin Kolonel Stephen Rose, dhe të tjerë kanë bërë përurimin e objektit pas renovimit.
Me këtë rast, Nënkryetari Komunës Fauz Xhemjali ka vlerësuar lartë kontributin Amerikan duke u shprehur se ky është investimi më i madh që ka ardhur Komunës së Lipjanit, me vlerë mbi 1 milion dollarë amerikan.
Ministri Arsimit Ramë Likaj ka falënderuar koloneli Amerikan Rose për kontributin e tij për renovimin e kësaj shkolle, dhe është shprehur se investime të tilla janë të mirëseardhura, duke marr parasysh se ndikojnë direkt në mësimdhënie dhe mësimnxënie.
Gjeneral Amerikan Rose, u ndje i lumtur që sot u përurua i gjithë objekti i shkollës, dhe shprehu gatishmëri për të bashkëpunuar edhe më tutje në projekte të cilat janë të nevojshme për shtetin tonë në fushën e arsimit. SHBA do të vazhdojë të përkrahë zhvillimin e shtetit mik Kosovës.
Nga ana tjetër, Drejtori Shkollës së Mesme Profesionale Hajrush Stublla tha se u është mirënjohës të gjithëve për këtë kontribut, dhe se do të ndikojë shumë në të mirën e nxënësve dhe mësimdhënësve.
Renovimi i kësaj shkolle është mundësuar përmes partneritetit ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit të Republikës së Kosovës, me përkrahjen e Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara dhe Zyrës për Bashkëpunim në Mbrojtje pranë Ambasadës Amerikane në Kosovë.
Njëherit Ministri Likaj së bashku më Nënkryetarin Xhemjali dhe përfaqësues të tjerë kanë vizituar edhe Shkollat “Ismajl Luma” në Lipjan dhe “17 Shkurti” në Gllogvc.
Gjatë kësaj vizite Ministri Likaj është njoftuar me procesin e mësimit që është duke vazhduar dhe ka bërë thirrje që të vazhdohet me masat mbrojtëse ndaj pandemisë Covid-19, gjatë kësaj vizite Ministri Likaj u ndje shumë i kënaqur me gjendjen dhe funksionimin e këtyre shkollave.
COMMENTS