Philippe Coutinho është një nga lojtarët e Barcelonës që së fundmi ka kaluar në momente të vështira.
Forma e brazilianit nuk ka qenë më e mira e mundshme, duke bërë kështu që lojtari të ketë një rënie edhe emocionalisht.
Por, mbrëmë në ndeshjen kthyese kundër Sevilla, Coutinho arriti që të shënoj dy herë në rikthimin e skuadrës së tij.
Golin e parë ai e shënoi nga pika e bardhë, pasi Lionel Messi ia dha të drejtën për ekzekutim. Pas kësaj, argjentinasi ka bërë të ditur se nuk ishte vetëm penalltia ajo që ai i ka dhënë brazilianit.
Messi ka thënë se e ka “ndihmuar” brazilianin edhe me një “simbol” tjetër, dhe duket se ka kryer punë.
“I kam ofruar Coutinhos fjongon e kuqe për fat më të mirë, që e kisha në Rusi” ka thënë Messi duke qeshur, transmeton lajmi.net.
“Ai shënoi dy gola dhe ndihmoi skuadrën, kështu që mendoj se fjongoja e kuqe ka ndihmuar” ka thënë tutje argjentinasi.
Pas formës së dobët nga braziliani, flitej se ai mund të largohej drejt Premierligës, por duket se shokët e skuadrës nuk do të dorëzohen dhe do ta ndihmojnë atë të rikthehet në formën më të mirë.
COMMENTS