Ish-futbollisti i Bayern Munchen, Liverpoolit dhe Real Madridit, Xabi Alonso është duke u përballur me një akuzë për mashtrim tatimor.
Prokuroria e Spanjës ka njoftuar se Alonson e pret një burg pesëvjeçar dhe një gjobë prej 4 milionë euro.
Në deklaratën e lëshuar, thuhet se 36-vjeçari, i cili u largua nga bota e futbollit në fund të sezonit të kaluar, ka mashtruar shtetin spanjoll për 2 milionë euro gjatë vitit 2010 dhe 2012.
Alonso nuk është sportisti i parë që është duke u përballur me autoritet spanjolle, përveç tij janë edhe Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Jose Mourinho.
Kujtojmë që lojtari i Barcelonës, Lionel Messi ishte dënuar me burg për 21 muaj, por e reduktoi me një gjobë në muajin korrik të vitit 2017./IndeksOnline/
COMMENTS