Peshkatari gjen 48 kilogramë kokainë, ia kapi grepi i peshqëve!

Peshkatari gjen 48 kilogramë kokainë, ia kapi grepi i peshqëve!

Rexhep Selimi flet për akuzat e Haradinajt, i përgjigjet edhe Thaçit

Një peshkatar ka kapur “milionat” me grepin e peshqëve. Gjersa po zinte peshqi në vendine quajtur Kwajalein të Ishujve Marshall, peshkatarit iu kap në grep një çantë e zezë e cila peshonte shumë.

Ai ka arritur që ta nxjerrë atë deri në breg. Peshkatari e ka hapur çantën në të cilën ka vërejtur se kishte diçka të mbështjellur në mënyrë tejet profesionale.

I njëjti e ka telefonuar policinë të cilët e kanë hapur çantën duke nxjerrë nga ajo 48 kilogram qese plastike të llojit kokainë.

Vlera e drogës raportohet të jetë afër 4 milionë dollarë. Personeli i zbatimit të ligjit të Ishullit Marshall ka kërkuar ndihmën e Ambasadës Amerikane për të sjellë agjentët e Agjencisë për Zbatimin e Drogës (DEA) për të trajtuar këtë rast./Indeksonline

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)