Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviç, e ka zbuluar listën për dy ndeshjet e radhës së Zvicrës në Ligën e Kombeve, shkruan Insporti.
Granit Xhaka, Admir Mehmedi, Xherdan Shaqiri dhe Albian Ajeti, janë futbollistët shqiptarë që do të luajnë për helvetët në ndeshjet zyrtare.
Sulmuesi i Baselit, Albian Ajeti i shtohet shqiptarëve të tjerë që luajnë për Zvicrën, Xhaka, Shaqiri, dhe Mehmedi.Ndryshe, Petkoviç e ka ftuar edhe Djorun, Lichshteinerin, por jo edhe Valon Behramin dhe Blerim Xhemailin.
Për katër lojtarët e lartëpërmednur, Petkoviç pati thënë se nuk do të ftohen në Përfaqësueses për shkak të moshës. Gjithsesi, Petkoviç ka bërë përjashtim për Djorun dhe LICH…por jo edhe për shqiptarët.
COMMENTS