Piloti i “Qatar Airëays” Sandip Varma, ka publikuar në profilin e tij në tviter, se si duket aterimi i aeroplanit në aeroportin e Queenstoën në Zelandë të Re.
Në videoxhirim shihet se si aeroplani fluturon mbi re, i rrethuar me majat e thepisura të bjeshkëve.
Për një cast ai fillon të futet në re, derisa shkon në drejtim të nja maje të bjeshkës, që gjendet krejt afër tij.. Disa sekonda fluturon nëpër mjegull të dendur, derisa në momentin e dytë futet në re, për t’iu drejtuar më pas pistës së aterimit.
Shumë njerëz që e kishin pa video, kanë komentuar se më kurrë nuk do të fluturojnë me aeroplan për në Queenstown. /Ulpianapress/
COMMENTS