Mijëra gra nuk pranojnë të marrin pilula, që ndihmojnë në parandalimin e kancerit të gjirit thotë një hulumtim i ri.
Sipas raportit vetëm një në shtatë gra janë në rrezik të lartë që të preken nga kanceri i gjirit derisa përdorin Tamoxifen për të zvogëluar shanset e tyre për t’u prekur nga sëmundja, njofton Klan Kosova.Pilulat 5p kohë më parë treguan se zvogëlojnë rrezikun e kancerit të gjirit me 30 për qind dhe janë të përshkruara për pesë vjet në një kohë.Megjithatë shumë gra po zgjedhin që të mos i përdorin ato duke besuar se kanceri nuk është çështje fati, ndërsa të tjerët i frikësohen efekteve anësore siç janë rrahjet e shpejta të zemrës dhe të përzierat të cilat do të ndërhynin në kujdesin ndaj familjes së tyre.Tamoxifen është më i zakonshëm për gratë që janë trajtuar për kancerin e gjirit për të ulur rrezikun e përsëritjes së sëmundjes.
COMMENTS