‘Pizza Party’ në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (Video)

‘Pizza Party’ në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (Video)

Ato lëvizin pa bërë zhurmë dhe fshihen në gjethe: Një familje e “maceve të rërës” filmohen për herë të parë

Shefat e hapësirës kanë bërë astronautin italian Paolo Nespoli të lumtur, duke i dërguar atij dhe ekuipazhit në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, disa pica.

Nespoli 60 vjeçar, është astronauti më i vjetër evropian dhe është në udhëtimin e tij të tretë në hapësirë dhe në disa raste ka pohuar se i mungonte ushqimi më i famshëm italian, i eksportuar në të gjithë botën.

Një anije furnizimesh që arriti në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar në mes të nëntorit, i çoi astronautëve të gjithë përbërësit e nevojshëm; salcë, djathë, speca, domate etj.

Tani NASA ka publikuar një video që tregon ekuipazhin në bordin e Stacionit Hapësinor Ndërkombëtar, që shijon picat e famshme.

Në video shihen astronautët që shfrytëzojnë mungesën e gravitetit për të shtyrë picën me gishta, për ta kaluar atë para kamerës.

NASA thotë se në kohët e para të udhëtimeve hapësinore, astronautët kalonin ditë të vështira për sa i takon ushqimit. Ky i fundit u dërgohej në formë kubash, i tharë, apo i futur në tubeta si ato të pastës së dhëmbëve.
Tani, sipas agjencisë, ushqimi në hapësirë është thuajse thuajse si ai që astronautët do të shijonin në shtëpi.

tch

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)