Miralem Pjanic ka thumbuar Milanin duke thënë se fitimi i Superkupës nga Juventusi sqaron çdo dyshim nëse kampionët e Italisë ishin më të mirë se fituesit e Kupës së Italisë.
Pjanic ndihmoi Juventusin të mërkurën mbrëma në Jeddah të mposhtë Milanin me rezultat 1-0 në finalen e Superkupës së Italisë.
Mesfushori boshnjak asistoi në golin e vetëm të ndeshjes së shënuar nga Cristiano Ronaldo në minutën e 61-të.
Megjithatë, Pjanic nuk mundi të rezistojë duke thumbuar kundërshtarët e tij pas fitimit të Superkupës.

I gjithë ky thumbim erdhi pasi Rossonerët u kualifikuan në finale të Superkupës, pasi ishin finalist të Kupës së Italisë dhe jo fitues të saj, pasi fitues i dy trofeve ishte Juve.
“Kjo finale sqaron çdo dyshim nëse kampionët e Italisë ishin më të mirë se fituesit e Kupës së Italisë”, ka shkruar Pjanic në postimin e tij në Instagram.
Ky thumbim i boshnjakut vjen pas kritikave të shumta të Rossonerëve në lidhje me gjykimin e ndeshjes.
Ndryshe, Pjanic u ndëshkua me karton të verdhë gjatë ndeshjes dhe do të humbasë ndeshjen e ardhshme të Juventusit kundër Chievos të hënën. /Telegrafi/
COMMENTS