Me fillimin e sezonit të verës, në Janjevë është rritur edhe numri i insekteve të ndryshme.
Banorët thonë se këtë vit për dallim nga vitet e tjera ka shumë më shumë mushkonja, pleshta, e të cilat po u shkaktojnë probleme sidomos pickimet tek fëmijët.
Numri i madh i mushkonjave dhe pleshtave, sipas qytetarëve, ka përfshirë të gjitha lagjet e Janjevës.
Mushkonjat janë bërë problem si për vizitorët e vreshtave ashtu edhe për banorët që jetojnë nëpër shtëpi, raporton Ulpianapress
Gjatë degjimeve buxhetore që ishin duke u zhvilluar nëpër fshtra të Lipjanit, një banorë i Janjevës si akesë të veçantë kishte edhe shqetësimin që po u’a bëjnë insketet si pleshtat dhe mushkonjat, duke kërkuar nga Komuna që t’u ndihmojnë në zgjidhjen e këtyre problemeve.
Nazmi Bikliqi banor i Janjevës për Ulpianapress tha se pleshtat janë bërë një problem serioz për janjevasit duke ju shkaktuar telashe të mëdha.
‘’Pleshtat dhe miskojat tashmë në kohën e verës, kur temperaturat shënuan rritje në të njejtën kohë edhe insektet shënuan rritje dhe filluan të shkaktojnë telashe të mëdha tek banorët Janjevës.Unë personalisht nuk kam hasu në ndonjë plesht mirëpo kam hasur në ankesa të disa banorëvë që pleshtat po ju shkaktojnë telashe, lutja ime për komunën është që ti ndihmojnë mbrenda mundësive banorëve në eliminimin e insekteve sepse pickimet e tyre mund të shkaktojnë edhe ndonje epidemi, duke e ditur që shumica e sëmundjeve barten nëprmjet gjakut’’, tha Bikliqi.
Ai tutje ka shtuar se përpos insekteve, problem shtesë është edhe mungesa e ujit të pijshëm.
‘’Banorët e Janjevës janë duke u ballafaqur edhe me mungesën e ujit të pijshëm. Ka muaj që ne nuk kemi ujë. Rrjedhimit mungesa e ujit pamundëson pastrimin e trupit, duke e bërë kështu të pamundur eliminimin e pleshtave’’ka përfunduar Bikliqi./Ulpianapress
Pasojat që mund të shkaktojë pickimi i pleshtit:
COMMENTS