Po 21 Janari nga “vandalët” nisi?! Një analogji mes Ramës në “karrige” dhe atij në opozitë

Po 21 Janari nga “vandalët” nisi?! Një analogji mes Ramës në “karrige” dhe atij në opozitë

A me i besu syve, apo veshëve?

Kjo e dielë e ka gjetur kryeministri Edi Rama për të dytën herë në një dalje publike LIVE për të sqaruar taksën për Rrugën e Kombit, teksa ende nuk kanë kaluar 24 orë nga protesta e djeshme e qytetarëve në Kukës.
Sot, ashtu si edhe dje, Rama i ka quajtur protestuesit “vandalë” me hunj e benzinë, të ardhur në protestë dhe të “marrë me dorë” nga opozita për të krijuar probleme dhe trazira. Por përtej këtyre cilësimeve, një video e publikuar po dje, tregonte momentin kur një qytetar po goditej nga një oficer policie. Njëri prej gazetarëve e ka pyetur Ramën mbi këtë rast, dhe kryeministri nuk është shqetësuar të përgjigjet mbi çështjen në fjalë, duke thënë sërish se veprimet e policisë ishin të duhurat. Rama foli për vija të kuqe, të cilat kur kalohen, ndëshkohen.

Gazetari: Është një video ku një oficer policie godet një qytetar i cili nuk reagon fare. Si e komentoni këtë?

Rama: Vetëm ju mund të bëni pyetje të tilla se përgjigja është e qartë. Në radhë të parë dihet se ka një zonë të përcaktuar për protestë, kush e shkel, është në shkelje të ligjit. Në ato kushte që ishin dje policia ka bërë më të mirën e mundshme, duke ruajtur gjakftohtësinë, përballë një tufe vandalësh, që natyrisht do të marrin ndëshkimin që meritojnë.

Por mënyra sesi Rama ka justifikuar veprimet e policisë së shtetit është e të njëjtin rend me atë që bëri më 21 janar ish kryeministri Sali Berisha. Natyrshëm lind pyetja… po 21 janari u shkaktua dhe nisi për shkak të “vandalëve” me hunj e benzinë ashtu siç ndodhi ditën e djeshme?!

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)