Po ju vjen gripi rrotull? Katër veprimet që duhet të bëni në këtë rast

Po ju vjen gripi rrotull? Katër veprimet që duhet të bëni në këtë rast

Ja sa orë gjumë duhet t’i bëni sipas moshës që keni

Stina e dimrit është shumë problematike për virusin e gripit. Në këto ditë ku vendi është përfshirë në temperatura të ulëta mundësia për t’iu zënë gripi është shumë e madhe.

Por nëse i vëreni simptomat dhe merreni më seriozisht me to, gripi mund të mos zgjasë shumë. Më poshtë ju sjellim disa nga veprimet që duhet të bëni nëse shihni që po ju zë gripi.

Pushoni- Ndaloni aktivitetet fizike dhe përpiquni të mos e lodhni veten. Tentimi për të vazhduar me rutinën tuaj të rregullt do t’i përkeqësojë simptomat tuaja. “Mos harroni se nuk ka rregullim të shpejtë për gripin, dhe shumë njerëz nuk ndihen plotësisht mirë deri pas tre javësh.

Lani duart- Nëse po filloni të ndiheni sikur të keni një të ftohtë ose grip, larja e duarve mund të zvogëloj rrezikun e përhapjes së virusit tek të tjerët. Kjo është një mënyrë e lehtë për të ndaluar përhapjen e mikrobeve.

Mos pini antibiotikë- Antibiotikët nuk vrasin viruset. Edhe pse shumë njerëz besojnë në antibiotikët e tyre të preferuar për të kuruar çdo sëmundje që ata kanë, kjo nuk është kështu.

Flini më shumë- Ndërkohë që keni nevojë për pushim fizik për të kapërcyer gripin, duke i dhënë trurit një pushim, gjumi gjithashtu mund t’ju ndihmojë të shëroheni më shpejt. Një studim i botuar në Trurin, mbi Sjelljen dhe Imunitetin zbuloi se një proteinë e prodhuar nga truri gjatë gjumit ndihmoi në përshpejtimin e rimëkëmbjes së minjve me grip.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)