Po vjen ‘egjeli’ i Shaqirit

Po vjen ‘egjeli’ i Shaqirit

Sadiku e Balaj e kthejnë Shqipërinë te fitorja

Liverpool është afër zyrtarizimit të blerjes së Nabil Fekir nga Lyon.

Raportimet e fundit shkruajnë se francezi ka zbritur në aeroportin e qytetit dhe tani është gati të prezantohet si lojtar i ‘Të Kuqëve’, shkruan Periskopi.

Kapiteni i Lyon ka mahnitur me paraqitjet e tij në Ligue 1, kur në 127 paraqitje ka shënuar 49 gola.

Fekir edhe gjatë verës ishte i lidhur me transferimin në ‘Anfield’, por dështoi në testet mjekësore, çka rezultoi në blerjen e Xherdan Shaqirit nga Stoke City.

E pikërisht blerja e tij mund të rezultoj në shitjen e futbollistit nga Zhegra.

Ky i fundit vazhdon të mos ketë minutazh të plotë në formacionin e Klopp, pavarësisht se po kalon në momentet më të mira të karrierës së tij.

Transferimi i 25 vjeçarit në Merseyide do të ishte ndoshta fatal për Shaqirin, që mund ta mendoj largimin shumë shpejt nga Liverpool. 


COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)