Me sa duket Mino Raiola nuk arrin t’u gjejë vende pune të gjithë familjarëve të futbollistëve që menaxhon, ose të paktën atyre të familjes Pogba. Menaxheri i cili është bërë objekt diskutimesh në rrjetet sociale që me punësimin e dy vëllezërve Donaruma te Milani, nuk ka arritur t’i gjejë një skuadër vëllait të Paul Pogba, i cili ka dështuar në testet fizike edhe në kategorinë e tretë gjermane.27-vjeçari Matias Pogba ishte në kërkim të një skuadre për të vazhduar karrierën e tij, por ndryshe nga vëllai që u shpall kampion bote pak javë më parë, atë nuk e ndjekin klubet nga mbrapa dhe Raiola duhet ta dërgojë të bëjë testime me ekipe të ndryshme për të gjetur një vend ku të luajë.
Prova e fundit ishte me Verdingen në kategorinë e tretë gjermane, ku lojtari është larguar pas 3 ditësh stërvitje. “Matias nuk mund të ndihmonte ekipin tonë, pasi nuk është në gjendje të mirë fizike. Ai është i gjatë për një sulmues, ka prani fizike, por peshonte pak më tepër se sa duhet”, tha trajneri i Verdingen, Stefan Kramer.
COMMENTS