Shumë protestues sot janë mbledhur para shkollës “Gjergj Kastrioti- Skënderbeu” për të marshuar drejt Stacionit Policor në Drenas.
Për të monitoruar situatën dhe mbarëvajtjen e protestës, pjesëtarët e Policisë janë parë aty duke qëndruar para protestuesve.
Por, brohoritjet kundër Policisë ka prekur zyrtarët policor që ishin në detyrë, transmeton Indeksonline.

Ata kanë filluar të qajnë para protestuesve siç shihet edhe në këto pamje.
Derisa, protestuesit kur shohin zyrtarët policor duke qarë, fillojnë ti përqafojnë dhe të brohorasin “Policia është e jona”
Polici nga Drenasit V.V dyshohet se ka keqpërdorur dhe shfrytëzuar seksualisht të miturën A.G.

COMMENTS