Polici e godet gruan në fytyrë dhe e tërheq zvarrë

Polici e godet gruan në fytyrë dhe e tërheq zvarrë

Shteti ku 70 mijë njerëz janë mbi 100 vjeç

Ky është momenti tronditës kur një polic në Arizona të SHBA-së godet një grua të paarmatosur në fytyrë, para se ta tërheqë atë zvarrë disa herë nëpër rrugë.

Polici shihet duke e goditur gruan e cila refuzoi të dilte nga vetura e saj, duke u mbajtur në derën e veturës.

Më pas polici nxjerr armën e tij dhe ia drejton një pasagjeri mashkull, pasi ai del jashtë veturës gjatë kësaj përballjeje, transmeton Gazeta Express.

Departamenti i Policisë atje është duke e hetuar policin për shkak të incidentit, që ndodhi gjatë në një ndalje trafiku të enjten.

Videoja u filmua nga një kalimtar rasti dhe u publikua në Twitter.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)