Polici e lë vetëm në dhomë të dyshuarin, adoleshenti i prangosur arratiset nga dritarja (Video)

Polici e lë vetëm në dhomë të dyshuarin, adoleshenti i prangosur arratiset nga dritarja (Video)

“Dorëhiqet” njeriu me “krahun e artë”, dhuroi gjak për 60 vite

Adoleshenti Dylan Schwartzlow, 17-vjeç, ka arritur të arratiset nga qendra e paraburgimit edhe pse kishte të vendosura pranga në duar.

Ai ishte dërguar në stacionin e policisë gjatë nëntorit të vitit të kaluar, nën dyshimin për keqtrajtim seksual dhe shkaktim të lëndimit trupor, transmeton Telegrafi.

I riu ishte dërguar në stacionin e policisë në Janewille ku pritej t’i shqiptohet dënimi për veprat penale.

Megjithatë, polici që e kishte dërguar në atë dhomë adoleshentin për ta marrë në pyetje kishte bërë një gabim të madh – nuk i kishte kontrolluar dritaret nëse ishin të mbyllura.

Ai këtë pakujdesi të zyrtarit policor e shfrytëzoi në momentin që mbeti vetëm në dhomë, dhe pa u menduar dy herë kërceu nga dritarja edhe pse me pranga në duar.

Dhe plotë 15 minuta u janë dashur policëve ta kuptojnë se ai kishte ikur, pasi u futën në dhomë dhe panë se ishte zbraztë. Megjithatë liria e tij nuk zgjati shumë, pasi dy orë më vonë ishte arrestuar sërish.

Por, edhe pse ngjarja kishte ndodhur në nëntor të vitit të kaluar, videon e kamerave të sigurisë e kanë publikuar tani policia. /Telegrafi/

A

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)