Në videon më poshtë shihen pamjet se si një polic përderisa ishte jashtë detyrës me fëmijën e tij në një barnatore, detyrohet “të luftojë” me disa persona.
Rreshteri Rafael Souza hyri në Bifarma në qendër të Campo Limpo Paulista në Brazil me të shoqen dhe djalin e tyre të vogël për të blerë ilaçe të shtunën pasdite kur u sulmuan nga disa persona të armatosur, të cilët donin të vjedhin lokalin, transmeton Indeksonline.
Skena dramatike tregojnë se ai përderisa kishte fëmijën në krah u detyrua të “iu kundërpërgjigjet” të dyshuarve.
Souza nga Sao Paul tha se i dyshuari kishte për qëllim që ta qëllonte atë, kështu që ai regoi për këtë gjë.
Ai nxorri pistoletën e tij dhe vrau një nga sulmuesit, përpara se ta ndiqte tjetrin përderisa kishte fëmijën në duar.
Por gruaja e tij filloi të bërtiste për fëmijën dhe në këtë mënyrë ai u kthye shpejt dhe ia la fëmijën në dorë.
Shikoni pamjet më tej:
COMMENTS