Malësor Dashi kishte pak kohë që ishte fejuar me të dashurën e tij, B.SH, më saktë në muajin gusht të vitit 2017.
Ata kishin caktuar edhe datën e dasmës e cila ishte më 1 Gusht 2018.
Qifti ishin bërë gati të bënin dasmën këtë verë, edhe këngëtari ishte zgjedhur , por ky gëzim u ndërpre nga fatkeqësia e natës së shtunë ky dy policët dyshohet se ranë në Lumin Lepenc.
Kosova ime merr vesh se këngëtari i përzgjedhur për të kënduar në dasmën e Malësorit dhe nuses së tij ishte Besart Lika këngëtari nga Tetova.
Ai përmes një statusi në facebook ka treguar se ka qenë në plan të këndojë në dasmën e mikut të tij Malësorit, por gjithcka morri kahje tjetër dhe shpreh dhimbjen e tij të madhe lidhur me rastin.
Ai ishte djali i vetëm i familjes Dashi duke lënë pas gjashtë motra.
Ndryshe, forca të shumta të Policisë së Kosovës bashkë me zhytës të FSK-së, janë duke vazhduar kërkimet për dy policët.
COMMENTS