Policia e Kosovës po u shqipton gjoba të gjitha veturave me xhama të errët

Policia e Kosovës po u shqipton gjoba të gjitha veturave me xhama të errët

PACOLLI TREGON NËSE AKR DO TË LARGOHET NGA QEVERIA PAS DORËHEQJES SË MINISTRIT SEFAJ

Të gjithë qytetarët që vozisin vetura me xhama të zi, mund të jenë cak i ndalesave të policisë.

Kjo në bazë të angazhimeve të Policisë për realizimin e planeve konkrete policore, e që kanë për qëllim ngritjen e vazhdueshme të sigurisë në trafikun rrugor, raporton lajmi.net.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media.

“Njësitë policore, përveç pikave të kontrollit të automjeteve vazhdojnë edhe me patrullime në lëvizje duke u përqendruar në identifikimin e kundërvajtësve, me theks të veçantë në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve të cilët kundërligjshëm i përdorin xhamat e errësuar në automjetet e tyre”

Vetëm gjatë kësaj periudhe kohore të këtij viti nga njësitet policore janë shqiptuar rreth 1650 ( njëmijë e gjashtëqind e pesëdhjetë) tiketa ndaj kundërvajtësve të cilët kundërligjshëm i përdorin xhamat e errësuar në automjetet e tyre. 

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)