Policia jep detaje për aksionin në Pejë [Foto]

Policia jep detaje për aksionin në Pejë [Foto]

A do t’i rikthehet LDK-së Isa Mustafa, flet Ismet Beqiri

Policia e Kosovës ka pranuar informatën se mëngjesin e sotëm rreth orës dy të natës kanë ndaluar 7 kuaj me 50 paketa me sasi prej 25 mijë copë pako cigaresh, të kontrabanduara nga Serbia.

Rastin e ka konfirmuar për “Indeksonline”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai ka treguar se rasti ka ndodhur në rajonin e Pejës, saktësisht në fshatin Jabllanicë në pjesën që lidhet me Bjeshkën e Sojovës.

Krasniqi thotë se Policia ka arritur t’i ndalojë shtatë kuaj të cilët ishin të pa shoqëruar me njerëz.

“Në rajonin e Pejës, policia kufitare gjatë patrullimit në këmbë në fshatin Jabllanicë në pjesën që lidhet me Bjeshkën e Sojevës, rreth orës dy të natës, ka vërejtur me dylbi në largësi disa kuaj të ngarkuar. Policia ka arritur t’i ndalojë shtatë kuaj të cilët ishin të pa shoqëruar me njerëz. Ngarkesa që bartin ata ishte 50 paketa me 25 mijë copë pako cigaresh. Duhani është prodhim i Sërbisë, për rastin është njoftuar prokurori dhe dogana”, thuhet në përgjigjen e Krasniqit për “Indeksonline”.

Më poshtë shikoni disa foto:

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)