Policia jep detaje për vdekjen e dyshimtë të aktorit nga seriali ‘O sa mirë’

Policia jep detaje për vdekjen e dyshimtë të aktorit nga seriali ‘O sa mirë’

Këngëtari shqiptar vishet si lypës, por i ndodh e papritura në rrugët e Tiranës

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme është gjendur i vdekur aktori i serialit ‘O sa mirë’, Art Kurti.
Komandanti i Policisë Rajonale në Gjakovë, Krist Gjokaj e ka konfirmuar për lajmi.net vdekjen e një personi në fshatin Goden.

Gjokaj ka thënë se ende nuk dihet saktë nëse është vrasje apo vetëvrasje. Ai ka shtuar se me rastin është duke u marrë edhe mjekësia ligjore.

“Jemi duke bërë hetimet rreth vdekjes sot rreth orës 08:00 të mëngjesit kemi marrë informatë për një trup të pajetë në fshatin Goden afër kufirit, policia ka shku në vendin e ngjarjes ku ka konstatu vdekjen me anën e ambulancës dyshohet për një mashkull rreth 30 vjeçar për momentin është e paqartë a është vrasje apo vetëvrasje. Trupin e pajetë e ka marrë mjekësia ligjore dhe pas obduksionit do dalin me informata shtesë”, ka thënë Gjokaj./Lajmi.net/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)