Policia largon veturat nga vend parkingjet e ndaluara në Lipjan (Foto)

Policia largon veturat nga vend parkingjet e ndaluara në Lipjan (Foto)

Mallrat me origjinë serbe që janë futur në Kosovë para taksës, lirohen nga 100 përqindëshi

Policia në Lipjan gjatë së enjtes kanë zhvilluar një aksion për largimin e veturave nëpër vend parkingje të ndaluara me shenja të komunikacioni në lagjen “Skënderbeu”.

Ky aksion ka nisur pas kërkesave të vazhdueshme të banorëve të kësaj lagjeje derisa vozitësit e pandërgjegjshëm po i bllokojnë hyrjet e banesave.
Në këtë aksion Policia dhjetëra veturave ua ka hequr edhe targat e regjistrimit.

Qazim Tahiri banor i lagjes “Skënderbeu” në Lipjan ka thënë se disa herë ka kërkuar nga Policia largimin e automjeteve të parkuara në vende të ndaluara me shenja të komunikacionit.

“Si shenjë pakënaqësie banorët kemi dal në rrugë dhe kemi kërkuar nga Policia t’i largojë veturat e parkuara aty ku është e ndaluar me shenjë të komunikacionit. Aktiviteti i policisë është i qëlluar dhe kërkojmë që mos t’i lejojnë veturat të parkohen përgjatë kësaj rruge derisa po e pengojnë komunikacionin dhe po i bllokojnë hyrjet e banesave”, ka thënë Tahiri.
© KOHA.

COMMENTS