Policia spanjolle heton Guardiolan pas rebelimit për referendumin në Kataluni

Bet365 tallet keq me Francën, Gjermaninë, Belgjikën, Italinë dhe Spanjën për Kosovën

Pep Guardiola është nën hetim nga policia spanjolle për “rebelimin” e tij gjatë referendumit të diskutueshëm katalun, sipas raporteve në Kataluni.

Spanja ka pësuar disa muaj pas trazirave, pas vendimit të rajonit autonom për të organizuar një votë për pavarësinë e saj.

Guardiola ka qenë gjithmonë një përkrahës i fortë i Katalunisë dhe kurrë nuk ishte i trembur të fliste për padrejtësinë që ndiente për trajtimin e atyre që tentuan të regjistrojnë votën e tyre për pavarësi.

Mediumi El Nacional zbulon se trajneri i Manchester Cityt është mes një grupi emrash nën hetim për “rebelimin” kundër qeverisë pasi ai lexoi një fjalim pro-pavarësisë tek mbështetësit gjatë një marshimi më 11 qershor.

Një deklaratë zyrtare thotë: “Fjalimi u lexua nga Josep Guardiola dhe u bë kështu për të mobilizuar të gjithë përkrahësit e pavarësisë”.

Referendumi jozyrtar shkaktoi tronditje në Evropë për shkak të trazirave civile që shkaktuan.

Përkrahësit e pavarësisë u penguan me dhunë për hedhjen e votës së tyre nga policia e urdhëruar nga qeveria spanjolle, e cila kishte ndaluar votimin, duke e cilësuar atë si “të paligjshëm”.

Kjo ditë shkaktoi probleme të mëdha në kalendarin spanjoll të futbollit, me Barcelonën e detyruar të luante ndeshjen e tyre në shtëpi kundër Las Palmasit prapa dyerve të mbyllura.

Ajo përfundoi me një fitore 3-0 për katalanasit, por vizitorët nxitën polemika kur luanin me këmisha që mbanin flamurin spanjoll.

Së bashku me Guardiolën, udhëheqësit e partive të ndryshme pro-pavarësisë janë gjithashtu nën hetim, teksa një vendim mund të merret shpejt nga autoritet spanjolle. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)