Politikanët gjermanë bëhen shënjestër e sulmeve kibernetike

Politikanët gjermanë bëhen shënjestër e sulmeve kibernetike

Dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Fushë Kosovë

Qindra politikanë gjermanë, përfshirë kancelaren Angela Merkel, janë bërë shënjestër e sulmeve kibernetike.

Atyre u janë hakuar të dhënat personale dhe u janë publikuar në internet, shkruan BBC News, transmeton Klan Kosova.

Kontaktet, bisedat private dhe të dhënat financiare u janë publikuar në Twitter, politikanëve nga çdo parti politike, përveç AfD-së e cila i përket të djathtës ekstreme.

Ende është e paqartë se kush qëndron prapa sulmit i cili u bë i ditur gjatë muajit të kaluar nëpër rrjetet sociale.

“Ata të cilët qëndrojnë prapa këtij sulmi duan që ta minojnë besimin tonë në demokraci dhe në institucionet tona”, ka thënë ministrja e Drejtësisë, Katarina Barley.

Gjatë vitit 2015, Rusia është fajësuar për një seri sulmesh kibernetike që rezultuan në vjedhjen e të dhënave nga kompjuterët e parlamentit gjerman.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)