Një surprizë krejtësisht e papritur, por e këndshme i ka ndodhur mbrëmjen e sotme Olta Gixharit.
Aktorja më seksi shqiptare ka takuar në aeroportin e Vienës ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha. Një takim i rastësishëm ky që ka zbukuruar ditën e biondes lozonjare, e cila duket se e ka shijuar shumë kafen me liderin historik të Partisë Demkoratike.
‘Surpriza e nje udhetimi’, ka shkruar Olta krah fotove me ish-kryeministrin… Dhe siç mund të vihet re qartazi, ajo duket mjaft e lumtur për këtë surprizë, që i ka rezervuar fati.
Prej disa ditësh ish-kryeministri ndodhej jashtë vendit, në një udhëtim që u la jashtë vëmendjes së mediave. Ai mungoi edhe në seancën e ditës së enjte në parlament.
COMMENTS